Ekonomia

Bizneset e reja të orientuara drejt tregtisë me pakicë

Shqiptarët preferojnë bizneset e tregtisë me pakicë më shumë se sektorët e tjerë.

Sipas të dhënave që ofron Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR), për periuidhën 8-mujore Janar-Gusht, pjesa më e madhe e bizneseve të reja e llogaritur në 34%, i përket sektorit të tregtisë me pakicë dhe pak me shumicë.

Në këtë kategori përfshihen tregtia me shumicë dhe pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, artikujve shtëpiakë, makinerive, pajisjeve e pjesëve të tjera, pajisjeve të informacionit dhe teknologjisë së komunikimit (ITC), tregtia me shumicë e lëndëve të para bujqësore dhe kafshëve të gjalla etj.

Në 8 muajt janar-gusht, u regjistruan 28% më shumë biznese të reja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total sipas të dhënave nga QKR, për periudhën Janar-Gusht janë regjistruar 15.726 biznese të reja. Vetëm në 15-ditëshin e parë të muajit Shtator janë regjistruar edhe 8371 biznese të reja, ose 50% e gjithë bizneseve të reja të regjistruara në të njëjtën periudhë të 2014-tës.

Në 8 muajt e parë gjithashtu vërehet rritje e regjistrimit sibiznese të reja për sektorin e hotelerisë dhe shërbimit ushqimor, kryesisht restorante, duke zënë rreth 26% të regjistrimeve.

Më pak biznese janë hapur në degën e industrisë përpunuese, që përbëjnë rreth 7%. Në këtë grup përfshihen prodhimi i drurit dhe produkteve të tij, letrës dhe produkteve të saj, shtypshkrimi, rafineria e nënprodukteve të naftës, prodhimi i kimikateve, i pajisjeve elektrike, përpunimi i produkteve farmaceutike, tekstileve, konfeksionimi i veshjeve, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure, etj.

Biznese të reja të regjistruara në sektorin e ndërtimit zënë 3% ndaj totalit dhe ato në shëndetësi 2.2%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button