Politika

Reforma në drejtësi, PD prezanton platformën e saj

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të hënë një tryezë me ekspertët e saj për reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij, deputeti Eduart Halimi ka deklaruar se, reforma në drejtësi do të bazohet në dy shtylla: “Në luftën ndaj korrupsionit dhe ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit”.

Ndërsa juristi Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se, platforma e PD përmban 300 rekomandime, 60 prej të cilave i përkasin rrafshit kushtetues.

“Platforma është plotësuese ndaj dokumenteve të miratuara nga komsioni i reformës. Ne i jemi referuar rekomandimeve të Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias dhe disa organizmave të tjerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Alibeaj.

Ai ka theksuar se, “depolitizimi i sistemit gjyqësor, shqyrtimi i pozicionit të prokurorit të përgjithshëm dhe statusi i prokurorëve të tjerë” janë thelbi i platformës së opozitës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button