Film

Yllka Mujo merr çmimin e karrierës

Çmimet:

  • Artisti i ri më i mirë Bes Bitraku
  • Aktorja më e mirë joprotagoniste Adelina Muça
  • Aktori më i mirë joprotagonist Jorgaq Tushe
  • Aktorja më e mirë protagoniste Olta Daku
  • Aktori më i mirë protagonist Neritan Liçaj
  • Regjia më e mirë Driada Dervishi
  • Çmim special  Marko Bitraku
  • Çmimi i Karrierës Yllka Mujo
  • Shfaqja më e mirë “Vanja”

Aktorja Yllka Mujo është nderuar me çmimin e karrierës në edicionin e dytë të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë që u mbajt këtë javë në qytetin e Korçës. Një vlerësim që i vjen aktores pas një sërë interpretimesh të suksesshme që ka pasur këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar. Përgjatë katër ditëve, skena e teatrit “Andon Zako Çajupi” u shndërrua në një skenë të komedisë. Teatri i Korçës konkurroi me “Perëndesha e bukurisë”, Teatri i Tetovës me “Art”, teatri i Vlorës me “Të gjithë burrat e Analizës”, Teatri i Durrësit me “Martesa”, Teatri “Dodona” me “Trangujt”, ndërsa Teatri Kombëtar me “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”. Artisti më i mirë i këtij festivali është vlerësuar Bes Bitraku. Adelina Muça është vlerësuar si aktorja më e mirë joprotagoniste. Muça ka spikatur këtë vit në një sërë rolesh joprotagoniste, por që kanë krijuar karaktere që kanë mbetur te  publiku. Aktori më i mirë joprotagonist është vlerësuar Jorgaq Tushe. Olta Daku, aktorja e Teatrit Kombëtar është vlerësuar si aktorja më e mirë protagoniste. Daku ka qenë spikatur këtë vit në vepra si “Tartufi”, “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”. Aktori më i mirë protagonist është vlerësuar Neritan Liçaj, me një kontribut të çmuar në teatër. Regjia më e mirë i ka shkuar shfaqjes “Martesa” të regjisores Driada Dervishi. Kjo e fundit është vlerësuar me dy çmime në këtë festival, pasi shfaqja e saj “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë” është vlerësuar si më e mira e këtij festivali. Çmim special ka marrë aktori Marko Bitraku. Përgjatë këtyre ditëve në Korçë kanë qenë emra të njohur të skenës shqiptare. Juria e festivalit përbëhej nga aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri dhe regjisori Altin Basha. Një vit më parë, çmimin e parë në “Koko Fest” e rrëmbeu trupa teatrore e Shkupit me shfaqjen “Gjymtyrët”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button