Kosova

Minxhozi:Problemi i Luginës së Preshevës të zgjidhet me dialog

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thekson në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, se “problemi i Luginës së Preshevës të zgjidhet me dialog”.

Duke folur për krijimin e sensacionit të komunave serbe në Kosovë, Minxozi tha se duhet jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, ndërsa nuk beson se me krijimin e asociacionit në Luginë do të zgjidhen problemet e shqiptarëve në këtë pjesë.

Ambasadori Minxhozi lidhur me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës u shpreh se për çdo vit po e rrisin bashkëpunimin në aspektin politik, ekonomik dhe kulturor.

Ai ka vlerësuar se mbledhja e dy qeverive Shqipëri – Kosovë ka ndikuar pozitivisht në bashkëpunimin e dy vendeve.

“Këtë vit eksportet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë shënuar rritje për dallim nga vitet e kaluara. “Presim që shkëmbimet tregtare të kalojnë mbi 200 milionë euro”, tha Minxhozi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button