Kosova

SHBA ndihmon transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur

shba-ndihmon-transformimin-e-fsk-s-euml-n-euml-forc-euml-t-euml-armatosur_hdNdihmës-Sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Evelyn Farkas ka takuar ndaras ministrin e FSK-së, Agim Çekun dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Kadri Kastratin.

Gjatë takimit me ministrin Çeku, Farkas ka premtuar se “edhe në të ardhmen SHBA do ta ndihmojë dhe mbështes FSK-në në transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës”, thuhet në komunikatë komunikatën e MFSK-së.

Ndihmës-Sekretarja e mbrojtjes, Farkas, gjithashtu pati takim edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin.

Gjeneral Kastrati e informoi Farkas rreth angazhimeve të FSK-së, për operacionet e vazhdueshme të deminimit, kërkim – shpëtimit dhe ato humanitare. Theks të veçantë në këtë takim iu kushtua stërvitjes, shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Të dyja palët u dakorduan se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes programeve të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Ambasadës amerikane, thuhet në fund të komunikatës së ministrisë së FSK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button