Bota

SHBA: Volkswagen ka shkelur ligjin amerikan

volkswagen-logoAksionet e kompanisë gjermane të makinave Volkswagen ranë dje mbi 13%, disa minuta pas hapjes së bursës së Frankfurtit. Rënia pasoi njoftimet se shumë nga makinat me naftë që ka shitur Volkswagen në Shtetet e Bashkuara kanë programe kompiuterike që falsifikojnë të dhënat për gazet ndotëse të makinës.

Rënia në bursë vazhdoi deri para drekës, duke shkaktuar një zbritje prej 20% të çmimit të aksioneve.

Goditja e aksioneve të Volkswagenit ndodh pasi shefi ekzekutiv I kompanisë Martin Winterkorn kërkoi ndjesë për shkeljen e besimit të klientëve, duke thënë se kompania do të tregohet plotësisht e hapur në hetimet që do të zhvillohen për këtë çështje.

Shitjet e disa makinave me naftë të markës Volkswagen janë pezulluar në Shtetet e Bashkuara.

Të premten Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dha urdhër për tërheqjen nga tregu të afro 500 mijë makinave që shkelnin qëllimisht ligjin për pastërtinë e ajrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button