Politika

Reforma e drejtësisë, PD: Të mos ndryshojë zgjedhja e presidentit

DrejtesiPartia Demokratike publikoi ditën e hënë 300 propozime për ndryshime në Kushtetutë, për goditjen e korrupsionit në gjykata, shkollimin e gjyqtarëve dhe financimin e sistemit. Ndërkohë komisioni i posaçëm parlamentar ka afro një vit që punon për këtë reformë, duke bashkuar ekspertët më të mirë të vendit me ata nga Komisioni i Venecias.

Partia Demokratike publikoi sot platformën e saj mbi reformimin e sistemit gjyqësor me 300 rekomandime, 60 prej të cilave i përkasin çështjeve që lidhen me Kushtetutën.Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, disa prej të cilëve ish-ministra drejtësie, pohuan se platforma e saj synon reformimin, pavarësinë dhe forcimin e e sistemit gjyqësor dhe jo ndërrimin e njerëzve nëpër gjykata.

Reforma në drejtësi po mbështetet nga diplomatët perëndimorë, të cilët po i kërkojnë autoriteteve të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, si rruga e vetme për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Sipas platformës së PD-së, një kapitull që pritet të rihapë polemika midis opozitës dhe shumicës së majtë janë edhe kompetencat e presidentit dhe mënyra e zgjedhjes së tij pas mosmarrëveshjeve në vitet e fundit, ndërsa pikë kryesore është riorganizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku presidenti shihet përsëri si pjesëtar i tij.Platforma e propozuar nga Partia Demokratike pritet të dorëzohet në komisionin e posaçëm i cili ka afro një vit që po punon për reformën në sistemin e drejtësisë.

Opozita dhe koalicioni qeveritar arritën marrëveshje për të bashkëpunuar në reformimin e sistemit të drejtësisë në një komision me numër të barabartë anëtarësh.Marrëveshja kërkon mirëkuptimin e dy palëve për çdo pikë të reformës. Sistemi i drejtësisë vlerësohet si më i korruptuari dhe më problematiku në institucionet e vendit. Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi dhe grupi i ekspertëve pranë këtij komisioni po shqyrtojnë me grupet e interesit strategjinë e reformës në drejtësi për të rritur profesionalizmin dhe masat anti-korrupsion në sistemin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button