Kronika

Drogë dhe armë nga Shqipëria. Prokurori i Antimafias në Leçe: Rruga përdoret nga trafikantët

mafiaProkurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta ka deklaruar se rruga e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, është ende shumë e përdorur nga trafikantët ndërkombëtarë.
Këto deklarata, Motta i bëri gjatë një konference për shtyp, ku u prezantua finalizimi i dy operacioneve të drogës, ku u sekuestruan 67 kg kanabis, 3 kg heroinë si dhe 3 kallashnikovë dhe një sasi e madhe municionesh, të cilat sipas policisë italiane, vinin nga Shqipëria.
Në këto operacione, u arrestuan dy shqiptarë me inicialet K.H. dhe E.G. si dhe një italian. Mota shtoi se bëhet fjalë për dy operacione shumë të rëndësishme, si për sasinë e drogës se kapur ashtu edhe për armët, të cilat sipas Prokurorit të Antimafias provojnë se tregu shqiptarë është ende aktiv.
Gjatë operacioneve, veç armëve dhe drogës, u sekuestrua dhe një gomone me flamur italian dhe grek, e cila sipas policisë italiane, shërbente për trafikun e lëndës narkotike nga Shqipëria në brigjet puljeze.
“Grupet kriminale shqiptare të cilat vite më parë drejtonin trafikun e njerëzve drejt Salentos, në një moment e braktisën atë dhe u nisën të ngarkonin gomonet me drogë, siç tregojnë dhe sasitë e mëdha të drogës së kapura në brigjet e Leçes. Edhe heroina, e cila është e provuar se vjen nga Pakistani dhe Afganistani, vijon të vijë tranzit në Itali nga Shqipëria”, mësohet të ketë deklaruar në konferencën për shtyp prokurori Motta.
Nga ana e tij, kreu i grupit të hetimit të krimit të organizuar, Dinoi, ka theksuar edhe faktin e shkatërrimit të plantacioneve të kanabisit në Shqipëri, çka sipas tij, ka sjellë dhe rritjen e ndjeshme të çmimit të kësaj droge në tregun italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button