Home / Europa / Një parti e sapokrijuar fiton zgjedhjet parlamentare

Një parti e sapokrijuar fiton zgjedhjet parlamentare

aaa118Partia e Miro Cerarit (SMC), juristit që në më pak se një muaj u ngjit në krye të politikës sllovene, është fituesja e madhe e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vendin e vogël ballkanik. Sipas exit poll-eve të agjencisë ”Mediana”, partia e docentit ka marrë 36,9 për qind të votave, thënë ndryshe 38 deputatë në 90), rezultati më i mirë në historinë e parlamentarizmit slloven. Partia e krijuar pak muaj më parë me program kryesor antikorrupsionin, ka marrë pothuajse të gjitha votat e së majtës, pas shpërbërjes së partisë në pushtet ”Sllovenia pozitive”. SMC-ja nuk ka pranuar deri tani të deklarohet as si parti e majtë dhe as si parti e djathtë, por nga programi i paraqitur opinionit publik, ku veçohen politikat më të shtrënguara mbi privatizimet e pronës shtetërore, ndoshta mund të deklarohet si parti e qendrës së majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.