Kronika

Jep dorëheqjen Piro Ahmetaj, këshilltari ushtarak i presidentit Nishani

brahoKa dhënë dorëheqjen Gjeneral Piro Ahmetaj, këshilltar i presidentit Nishani. Doreheqja ka ardhur pas disa përplasjeve me deputetët e komisionit parlamentar të Mbrojtjes të cilët ushtaraku Piro Ahmetaj i kishte cilësuar edhe ish-pjesëtarë të sigurimit të shtetit. Presidenti Nishani e ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të tij. Kerkesa e  doreheqjes eshte botuar nga gazeta “Panorama”.

Sipas  kryetarit te komisionit parlamentar të Mbrojtjes Spartak Braho dhe disa antarë të këtij komisoni, Ahmetaj ka shkelur statusin e ushtarakut. Para disa ditesh ata i kerkuan Ministres se Mbrojtjes Mimi Kocdheli, te marra masa per kete ushtarak. Perplasjet ne shtyp u bene shkak qe kreu i komisionit të Mbrojtjes, Spartak Braho e akuzoi Ahmetajn si spiun me pseudonimin “Shkodrani”.

Në koment të dorëheqjes, Ahmetaj ka deklaruar se ka ndërmarrë një “akt moral”.

Gjeneral Piro Ahmetaj, para kalimin në presidencë ishte zv/sheh i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Shqipëtare. Para kësaj detyre ai ishte emëruar nga ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami si Përfaqësues Ushtarak i Republikës së Shqipërisë, “SHAPE” në Belgjikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button