Kronika e zeze

Korçë, bie nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në qytetin e Korçës, teksa punonte për rikonstruksionin e një godine.

Autoritetet lokale njoftojnë se, 55-vjeçari po punonte në skelë kur papritur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 4 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Godina që po i nënshtrohet rikonstruksionit ndodhet pranë sanatoriumit, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se viktima është identifikuar si shtetasi Sofokli Katro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button