Home / Bota / Avionët rusë në Siri bëhen gati për veprim

Avionët rusë në Siri bëhen gati për veprim

Avionët luftarakë të Kremlinit janë ulur në Siri. Ata të telekomanduar kanë nisur fluturimin, ndërsa forcat tokësore janë në gatishmëri për të shpëtuar atë që ka mbetur nga regjimi i Damaskut.

“Operacionet ushtarake ruse në mbështetje të presidentit Bashar al Assad ka gjasa të fillojnë shumë shpejt”, kanë deklaruar tre zyrtarë amerikanë për “The Daily Beast”.

Dhe në këtë drejtim, dronët rusë kanë nisur punën për të verifikuar objektivat. Të dhënat e fundit hedhin poshtë çdo dyshim të mëparshëm nëse Rusia kishte ndërmend të përdorte forcën në Siri dhe të hynte në konfliktin e gjatë që ka përfshirë vendin.

Shenjat e para se Rusia planifikon të godasë forcat e moderuara që kërcënojnë regjimin e Assad dhe jo Shtetin Islamik janë shfaqur.

Dhe megjithatë, lëvizjet e fundit të Rusisë, që kërcënojnë të minojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara kundër ISIS, janë pritur me cinizëm në disa qarqe të Uashingtonit.

“Nuk po zhvillohet asnjë bisedime mbi atë që po ndodh dhe atë që mund të përbëjnë këto lëvizje ndaj influencës së SHBA në luftën kundër ISIS”, deklaroi një zyrtar ushtarak për “The Daily Beast”.

Kjo, ka shtuar ai, pavarësisht se disa video të paverifikuara online tregojnë forcat ushtarake ruse në tanke përkrah atyre siriane në rajonin Latakia, një bastion tradicional i Assad që është kërcënuar nga forcat anti-regjim.

Që prej së premtes së kaluar, Moska ka dërguar dy njësi shtesë avionësh luftarakë në Siri, duke e çuar numrin e tyre në vend në 28.

Të njëjtën ditë, sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus mbi ndikimin për dhënien fund të konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.