Kosova

Momenti kur kryeministri Mustafa goditet me vezë nga opozita (Video)

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me raportimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel. Por në momentin që ai ka filluar të raportojë nuk u lejua nga opozita, duke u goditur me vezë.

MustafaKryeministri Mustafa ishte thirru në Kuvendin e Kosovës për të shpjeguar projektet e bashkëpunimit dhe marrëveshjet me Serbinë. Mustafa tha se marrëveshjet janë në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kreu i Kuvendit ka ndërperë seancën duke dhënë 10 minuta pushtim.

Është dashur ndërhyrja e sigurisë së Kuvendit për të qetësuar situatën, ndërkohë që seanca është ndërprerë.

Seanca nisi në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që qeveria të dalë me një qëndrim më të qartë rreth marrëveshjeve të nënshkruara, duke theksuar që bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita nuk është masa e duhur.

Përplasjet mes shefave të grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës ishin të pranishme edhe në mbledhjen e Kryesisë një ditë më parë.

“Po tentoni që të krijoni një situatë të rreme, por në fakt situata është shumë e tensionuar, si pasojë e marrëveshjeve të nënshkruara nga Isa Mustafa”, tha Albulena Haxhiu, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

“Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të jetë i pranishëm nesër në seancë, ndërsa ju zonja jeni bërë të padurueshme (referuar Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut dhe Valdete Bajramit)”, tha Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button