Home / Kronika / Pranga kreut të ujësjellësit në Elbasan për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Pranga kreut të ujësjellësit në Elbasan për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Altin Cenolli, drejtor i Ujësjellës-Kanalizime në Elbasan, i akuzuar për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve abuzive në procesin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të matësve të ujit.

Sipas organit të akuzës, u konstatua se drejtori Cenolli, ndërhynte te pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të dhënë nota kaluese kundrejt pagesave për studentë të ndryshëm.

Hetimet nxorën se Cenolli bashkëpunonte me shtetasin Gazmend Laloshi, i cili është vënë në pranga me vendim t gjykatës. Bashkë me ta është arrestuar edhe shtetasi Jani Muslli, për “korrupsion aktiv”, pasi ka paguar për të marrë diplomën universitare. Masat e sigurisë “arrest në burg” janë ekzekutuar sot nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Të arrestuarit, bashkëpunonin me dy pedagoge të Universitetit, shtetaste me inicialet A.GJ., dhe R.T., ndaj të cilave është vendosur masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.