Home / Qeveritare / Tahiri: Në 300 ditë rilindëm Policinë e Shtetit dhe e rikthyem në krye të detyrës

Tahiri: Në 300 ditë rilindëm Policinë e Shtetit dhe e rikthyem në krye të detyrës

IMG_4275-525x350Ministri i Brendshëm në analizën e qeverisë: Ja objektivat për vitin në vazhdim-

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi sot se Policia e Shtetit është rikthyer plotësisht në detyrë, në krye të Luftës ndaj kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke folur në analizën 300 ditore të punës së qeverisë, Ministri i Brendshëm, tha se “në 300 ditë, pavarësisht vështirësive dhe gjendjes së rëndë brenda policisë kemi arritur ta rilindim Policinë e Shtetit, e cila sot është kthyer në detyrë në luftën ndaj krimit dhe korrupsuionit”.

Zoti Tahiri, deklaroi duke elaboruar punën e bërë deri tani dhe objektivat për të ardhmen se “kemi rritur forcën parandaluese dhe goditëse dhe kemi përfunduar kuadrin ligjor. Janë ulur me 16%  krimet e rënda ndaj personit dhe 50 % vrasjet. Lufta ndaj korrupsionit është rritur 40% më shumë por mbi të gjitha kemi shembur murin e pandëshkueshmërisë. Kemi dhënë shembull ndaj luftës së korrupsionit në zyrtarët e lartë”.

Në fakt Policia e Shtetit vjen në 300 ditëshin e qeverisë “Rama” me një operacion spektakolar antidrogë në Lazarat, ku më në fund u vu kontrolli në një nga zonat më të rrezikshme të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku sipas të dhënave zyrtare shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, çdo vit përfitohej një vlerë monetare 4 miliardë euro në kultivimin dhe trafikimin e kanabis sativa.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se tashmë “Policia nuk njeh më zona ku nuk vlen ligji dhe persona që nuk e njohin ligjin”.

Ndërkaq, duke bërë të ditur objektivat e ardhshme, Ministri i Brendshëm theksoi se “Me miratimin e ligjit për Policinë e Shtetit do të marrë jetë Byroja Kombëtare e Hetimit që do të shënojë tjetër standard në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”.

Zoti Tahiri, theksoi ndër të tjera se “kemi sanksionuar kritere të forta për karrierën dhe ecurinë në detyrë të bazuar në meritokracinë”.

Ndërkaq, në lidhje me luftën ndaj korrupsionit në radhët e Poplicisë së Shtetit, Tahiri theksoi se “Kemi hartuar kuadër të ri ligjor për kontrollin  e brendshën në Policinë e Shtetit. Kemi modernizuar shërbimin ndaj qytetarëve duke ulur burokracinë. Do të implementojmë strategjinë për të forcuar burimet njerëzore me 25% rritje pagash, sigurim shëndetësor dhe program trajnimesh duke rigjallëruar” ,

Tahiri, deklaroi se “në 300 ditë e nxorëm Shqipërinë nga lista e zezë e DASH për trafikimin e qenieve njerëzore”.Qeveria shqiptare po bën me anë të një aktiviteti të gjerë analizën 300 ditore të qeverisë dhe objektivat për vitin në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.