Home / Moda / Burberry Prorsum prezanton koleksionin Pranverë 2016

Burberry Prorsum prezanton koleksionin Pranverë 2016

Burberry mund të jetë jetë një markë shumëvjeçare, por vizioni i Christopher Bailey është padyshim avangardë.

Marka britanike po përqafon gjithnjë e më shumë teknologjinë dhe 24 orë para sfilatës, një pjesë e koleksionit u publikua në “Snap Chat” dhe ndërkohë Bailey ka shpallur një bashkëpunim me “Apple Music”.

Ajo që ra në sy në këtë koleksion, ishte stili ushtarak, i përzier më së miri me materiale sportive dhe ato vintage si dantella. Një sfilatë ku një bluzë me kapuç mund të bashkëjetojë më së miri me një fustan mëndafshi në të njëjtën veshje.

Si gjithmonë, nuk kanë munguar pardesytë dhe palltot mbresëlënëse, ndërkohë që nga ky koleksion pritet që çanta e shpinës të bëhet çanta “in” e pranverës 2016.

Leave a Reply

%d bloggers like this: