PolitikaPresidenciale

Nishani uron Kurban Bajramin: Gëzuar këtë festë madhështore

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u uron besimtarëve myslimanë shqiptarë festën e Kurban Bajramit: “Gëzuar këtë Festë madhështore që na sjell në vëmendje Sakrifikimin dhe Dhurimin, dy shtylla nga më të rëndësishmet që sigurojnë paqen mes njerëzve mundësuar nga Mëshira e Zotit”.

“Le të jetë kjo ditë e shenjtë, si gjithmonë ka qënë në të kaluarën dhe gjithmonë do jetë në të ardhmen, një ditë kur ai që ka i jep atij që s’ka, i shëndetëshmi mëshiron dhe bën diçka për të sëmurin, i fuqishmi ndihmon të dobëtin, i shoqëruari afron të braktisurin.
Le të jetë kjo ditë gjithashtu një ditë e përqendrimit të vëmendjes së secilit ndaj shërimit të plagëve, sheshimit të kontradiktave, harrimit të sherreve, me anë të ndërgjegjësimit se paqja e të gjithëve nuk mund të arrihet ndryshe veçse përmes Mëshirës së Zotit, mirësjelljes së çdonjërit ndaj të gjithëve dhe të gjithëve ndaj çdonjërit”, lexohet në mesazhin e Nishanit.

“Me rastin e kësaj feste, jo vetëm të urojmë e të shpresojmë, por edhe të bëjmë çmos me veprime konkrete për të mundësuar që sa më shpejt lodhjen ta shndërrojmë në shplodhje, dyshimin në bindje, dobësinë në forcë, dasitë në vllazërim, dhe sidomos hezitimin në Besim të plotë. Të kujtojmë në këtë ditë se, gjithmonë me aporovimin dhe Mëshirën e Zotit pa të cilën nuk është e mundur kurgjë, mirëqenia e madhe shpirtërore dhe materiale e përherëshme e komunitetit përbëhet nga kontributet e përkohëshme dhe sakrificat e një çasti të çdo njeriu. Nga unë personalisht dhe Institucioni që unë drejtoj, me shumë respekt për Ju të nderuar besimtarë, edhe një herë gëzuar Festën e madhërishme!”, shton Presidenti i Republikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button