Home / Kosova / Mustafa: Bashkërisht të zhvillojmë proceset shumë të rëndësishme për ne

Mustafa: Bashkërisht të zhvillojmë proceset shumë të rëndësishme për ne

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe udhëheqësit tjerë të bashkësisë.

Në vizitë ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Jemi sot këtu në Bashkësinë Islame, t’i urojmë Myftiut dhe të gjithë besimtarëve islamë me fat,  Festën e Kurban Bajramit. Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen, me sakrificën, me besimin që t’i ndihmojmë njëri- tjetrit, që të punojmë bashkërisht, t’i zhvillojmë këto procese që janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon edhe në botë”, u shpreh Mustafa.

“Po ashtu, t’i falënderojmë njerëzit që po i kontribuojnë paqes, po i kontribuojnë stabilitetit, po i kontribuojnë sigurisë së vendit dhe sigurisë së rajonit”, përfundoi kryeministri i Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: