IntervistaPolitika

Rama: Në 2011 kritikova sistemin, jo Metën

Në pjesën e dytë të intervistës që kryeministri Edi Rama dha për televizonin Deutsche Welle, gazetari Tim Sebastian është përqëndruar tek raportet e tij me partenrin krysor në qeveri, Ilir Metën, duke i kujtuar atij se në vitin 2011 e ka cilësuar atë si shembullin e gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri. Por Rama ka pohuar se ka patur parasysh sistemin dhe jo njeriun.

Tim Sebastian: Ju keni formuar një koalicion me një person që quhet Ilir Meta, për të cilin dy vite më parë, në 2011, keni thënë: “Ai është shembulli i gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri”.

Edi Rama: Po, unë e thash.

Tim Sebastian: Ju e thatë. Ju ishit kaq i dëshpëruar për pushtet saqë shkuat në shtrat politikisht me njeriun që qartësisht e përçmonit. Pse?

Edi Rama: Unë besoj fort që nuk është një person, nuk janë njerëzit, por është sistemi.

Tim Sebastian: Por ju nuk sulmuat sistemin, sulmuat njeriun. Ju sulmuat njeriun.

Edi Rama: Unë besoj shumë se nuk është njeriu, nuk janë njerëzit është sistemi. Dhe unë nuk isha i dëshpëruar për pushtet, isha i dëshpëruar të shihja Shqipërinë të bënte përpara dhe të bëja gjithçka që mundesha që ta shihja këtë të ndodhte dhe po e bëj këtë së bashku me të tjerët dhe jam i lumtur që e shoh.

Tim Sebastian: Pra, ju nuk keni ndryshuar mendim se sa i kalbur është ky njeri?

Edi Rama: Sërish, nuk ka të bëjë me një njeri…

Tim Sebastian: Ju e thatë për të, kështu që ju e bëtë të dukej se  ishte për të në 2011?

Edi Rama: E thashë në 2011.

Tim Sebastian: Po, po.

Edi Rama: Tani po ju them që ne kemi një koalicion, i cili po funksionon shumë mirë dhe po ja dalim shumë mirë bashkë.

Tim Sebastian: Sa njerëz të kalbur ka këto ditë në koalicionin tuaj qeverisës?

Edi Rama: Nuk kemi njerëz të kalbur në koalicionin tonë qeverisës.

Tim Sebastian: Përveç këtij personi që ju akuzuat si të kalbur në 2011?!

Edi Rama: E kam bërë. Nuk po e mohoj që e kam thënë. Por ka diçka mjaft të thjeshtë për politikën, ajo funksionon përmes zgjedhjeve, funksionon përmes numrave, funksionon mes programeve dhe axhendës së përbashkët. Për sa kohë këto janë në vend, gjërat mund të shkojnë përpara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button