AmerikaRajoni

Obama telefonon kryeministrin Tsipras

Presidenti Barack Obama ka telefonuar kryeministrin grek, Alexis Tsipras për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e 20 shtatorit.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se të dy liderët diskutuan edhe për reformat që fqinji ynë jugor është i detyruar të zbatojë për të kapërcyer krizën.

Po ashtu, një temë për të cilën është biseduar, ka qenë edhe kriza e refugjatëve sirianë, pasi një numër i madh i tyre kanë zbarkuar në brigjet greke.

Gjithashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë është interesuar për përpjekjet që po bën pala greke për të arritur te një zgjidhje e pranueshme në bisedimet për Qipron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button