Home / Politika / Jo më azil nga vendet e sigurta, Gjermania shkurton afatet

Jo më azil nga vendet e sigurta, Gjermania shkurton afatet

Azil në Gjermani përfitojnë njerëzit që janë të përndjekur politikisht. Përsa i përket qytetarëve nga të ashtuquajturat “vende të sigurta të origjinës”,  Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, shkruajne mediat vendase, supozon se ata nuk janë të rrezikuar nga përndjekja politike, ndaj dhe pretendimet cilesohen “dukshëm të pabaza”.

Por, pavarësisht kësaj, autoritetet janë të detyruara të vazhdojnë shqyrtimin e secilit rast me arsyetimin se pretenduesi duhet të dëgjohet dhe vazhdon të gëzojë të drejtën e ankimit. Zakonisht, për të ardhurit nga vendet e origjinës së sigurtë, ka afate të shkurtuara dhe mundësitë e suksesit të një ankese kundër vendimit janë minimale.

Sidoqoftë, procedura është e tillë që në rast refuzimi të azilit, personit i jepet Duldung apo qëndrim i toleruar përkohësisht. Ky pezullim i përkohshëm i dëbimit, siç njihet ndryshe, ofrohet për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pas kësaj duhet rinovuar. Në momentin që skadon afati , herët apo vonë në varësi të landit federal, kryhet dëbimi i detyruar.

Zakonisht nuk jepen data konkrete. Mund të ndodhë që policia ta kryejë dëbimin edhe në mes të natës. Atëherë mbetet pak kohë për të mbledhur plaçkat, apo për të thënë lamtumirë. Sidomos për fëmijët, që shkojnë në shkollë në Gjermani dhe kanë shokë, një dëbim i tillë i papritur mund të jetë traumatizues, konstatonte studimi i UNICEF-it, “Vuajtje e heshtur” i vitit 2012.

Kjo është ndoshta arsyeja që dhe autoritetet gjermane i këshillojnë në përgjithësi azilkërkuesit e refuzuar të largohen vullnetarisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: