Politika

PD, Alibeaj: Tahiri ndan makinën e drogës me grupin kriminal

Partia Demokratike vazhdoi me akuzat e saj ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për shtyp se Tahiri e pranoi në Top Story se e ka përdorur makinën e drogës edhe pasi e ka shitur atë.

“Tahiri u mbrojt duke thënë se Habilajt i ka kushërinj të largët, por aq të largët sa i lejon t’i përdorin makinën për trafik droge, në mënyrë që të mos ndalohen nga policia. Habilajt janë të njohur nga policia si trafikantët më të rrezikshëm në jug”, tha Alibeaj.

“Nuk ka shpëtim për Tahirin, duhet të largohet nga detyra që prokuroria të bëjë hetim të plotë për këtë rast”, shtoi Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button