Home / Politika / Basha: Hetimi ndërkombëtar, kusht edhe dorëheqja e Metës

Basha: Hetimi ndërkombëtar, kusht edhe dorëheqja e Metës

Krahas kërkesës në Gjykatën Kushtetuese dhe projektligjit për një hetim ndërkombëtar, Partia Demokratike do të vazhdojë të ketë si kusht të sajin dorëheqjen e Ilir Metës, për të kryer një hetim të pavarur.

“Kushtet tona për një hetim të pavarur e të plotë përfshin në çdo rast dorëheqjen e Ilir Metës. Meta deklaroi dje se është në favor të hetimit ndërkombëtar. Do të ketë mundësinë të aprovojë ose të demaskohet si një manovër për t’i shpëtuar hetimit. Një gjë është e qartë, ne do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund. Shqiptarë meritojnë kthimine parave, nxjerrjen para drejtësisë të kumbarëve të krimit.”, tha z. Basha.

Ai deklaroi në një konferencë për media se dyshja Rama- Meta po kërkon të mbyllë hetimet për CEZ-in, duke hequr dorë nga arbitrazhi me marrëveshje korruptive.

“Rama është ai që hoqi dorë në mënyrë kriminale nga arbitrazhi ku ishte dërguar CEZ nga qeveria paraardhëse, hoqi dorë me një marrëveshje korruptive të bërë pa konsulencën ligjore të avokatëve të Shqipërisë që paguheshin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, hoqi dorë duke ndarë dhe falur CEZ 600 mln euro, fatura të njohura, dhe afro 2 miliardë euro sipas avokatëve mund t’i faturojë Shqipërisë në fund të një procesi në arbitrazh”, tha kreu i PD-së.

Një tango kriminale që kërcehet nga dy kumbarët, Edi Rama dhe Ilir Meta e quajti kreu i PD-së çështjen e CEZ-it.

“Këtë fije e ka në dorë kumbari i parë, Edi Rama i cili po mban në presion ortakun e tij me këtë dosje kriminale. Nga ana tjetë kumbari i dytë, Ilir Meta, ka në dorë të nxjerrë aferën e 600 mln eurove që u ndanë me CEZ nga Edi Rama, që u mbyll me marrëveshjen në Parlament. Kjo është tangoja kriminale që kërcehet nga dy kumbarët, e kërncëojnë, godasin njëri-tjetrin dhe mbahen fort për hir të qindra milionë euro para të “, tha kreu i PD-së.

Por pse pikërisht tani dhe a është e vonuar kërkesa e opozitës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it për zgjidhjen me mirëkuptim të përplasjes? Basha thotë se jo dhe se marrëveshja është përdorur si alibi e ngritur nga Edi Rama dhe Ilir Meta për të penguar hetimet.

“Opozita nuk është e vonuar në këtë situatë, në kushtet presionit politik  të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të ndaluar hetimin që kishte nisur për këtë aferë duke penguar Prokurorinë, ne do ta rrëzojmë edhe këtë alibi përmes gjykatës kushtetuese.

Leave a Reply

%d bloggers like this: