Home / Politika / Presidenti Nishani pret ish-të përndjekurit politikë

Presidenti Nishani pret ish-të përndjekurit politikë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, të cilët shprehën shqetësimin dhe protestuan kundër rikthimit të simboleve të diktaturës komuniste, siç është edhe ndërtimi së fundmi i një bunkeri-simbol të diktaturës në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë këtij takimi, Nishani u njoh me kërkesat e përfaqësisë së ish-të përndjekurve politikë, të cilët i kërkuan kreut të shtetit që të ndërhyjë dhe të bëhet mbrojtës i shtresës së tyre.

Gjithashtu, ish të përndjekurit parashtruan njëkohësisht nevojën për mbështetje nga shteti ndaj kauzës dhe problemeve të tyre.

Presidenti i Republikës theksoi se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim tendencat e vazhdueshme për të risjellë mesazhet dhe simbolet e së kaluarës diktatoriale, të cilat mund të cënojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare. Nishani shtoi se do të bëjë të gjitha përpjekjet personale dhe institucionale për t’i përcjellë shqetësimet e shtresës së ish të burgosurve politikë tek qytetarët dhe institucionet e shtetit shqiptar, në mënyrë që të mbahet gjallë reflektimi mbi të kaluarën e hidhur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: