Home / Politika / Rama në “World Leadership Forum”: Artisti brenda meje nuk rri i qetë

Rama në “World Leadership Forum”: Artisti brenda meje nuk rri i qetë

Në New York është mbajtur forumi “World Leadership Forum”, me temë “Arti dhe politika”, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shpjeguar se çdo të thotë të jesh njëherazi artist dhe politikan.

“Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh.  Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë”, është shprehur Rama.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në të tashmen dhe të ardhmen e  Ballkanit.

“Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti, dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë. Kur bëj një pikturë a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon.  Puna ka mbaruar.  Ndërkohë, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht.  Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Ky forum është iniciativë e Organizatës për Politikë të Jashtme, një organizatë me në një historik 97-vjeçar, dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: