Moda

Gucci përtej pritshmërive në Javën e Modës në Milano

Skica shumëngjyrëshe, temina, xixa, lule dhe dantella u shfaqën gjatë së mërkurës në sfilatën e koleksionit Pranverë 2016.

Marshimi i stilistëve të rinj italianë ka nisur dhe në krye duket se ndodhet pikërisht Alessandro Michele, revolucionar dhe guximtar, i cili i ka dhënë një frymë të re Gucci-t.

Ashtu siç ka thënë edhe vetë stilisti, ky koleksion ka të bëjë me iluzionin. Ato që duken si forma, prerje ose printe me tipare të artit surrealist, në fakt ishin vetëm skicime mbi veshjet origjinale që të krijojnë idenë e një filmi vizatimor (frymëzuar nga Roberta di Camerino, 1973).

Diçka tjetër që ra në sy ishin shapkat stil “loafer” prej lëkure të zezë, të konturuara me pelush në pjesën e thembrës, që kanë qenë një trend masiv në ‘street style’ këtë sezon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button