Politika

Bushati në Asamblenë e OKB-së, takime dypalëshe me homologët

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili gjendet në Nju Jork për të ndjekur punime e Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi disa takime dypalëshe. Në ditën e parë, ai u takua me homologët e Katarit, Azerbajxhanit, Irakut dhe Malajzisë.

Në takimin me homologun nga Katari, ministrat u shprehën se ecuria e suksesshme e marrëdhënieve politike duhet të avancohet me realizimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik. Në këtë takim, Bushati e falenderoi zotin Al Attiyah për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi qe te vijohet kjo mbështetje dhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO.

Në takimin me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, palët u ndalën në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që është hapur me realizimin e projektit TAP. Bushati u shpreh se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.

Gjatë ditës së parë në Nju Jork, Bushati u takua edhe me homologun e tij irakian Al-Jaafari, si dhe me atë nga Malajzisë. Jaafari vlerësoi kontributin e Shqipërisë si pjesëtare aktive e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit dhe ne këtë kuadër evidentoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi sa më të mirë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Bushati i u ndal në fushat ku vendi ynë ofron mundësi për investime duke theksuar angazhimin e qeverise shqiptare ne krijimin e lehtësive te nevojshme për investitorët e huaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button