Bota

Obama & Cameron: Rusia të reagojë për uljen e tensionit në Ukrainë

 zzz197Në një bisedë telefonike, presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron shprehën shqetësimin për dhunën në Ukrainën Lindore dhe ranë dakord mbi dëmosdoshmërinë që Rusia duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për uljen e tensionit. ”Hapa të tillë i janë komunikuar Rusisë, por deri tani as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as Britania e Madhe nuk kanë parë përparime”, thuhet në komunikatën e rastit të Shtëpisë së Bardhë. ”Në veçanti Obama dhe Cameron nënvizuan domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të furnizimeve me armë dhe trupa ruse nëpërmjet kufirit, realizimin e një mekanizmi efikas monitorimi nga ana e OSBE-së dhe të një plani për lirimin e pengjeve”, theksohet në komunikatë. ”Evropa dhe SHBA duhet të marrin masa shtesë koordinimi për vendosjen e sanksioneve të reja Rusisë nëse nuk ndërmerr hapat e duhur për uljen e tensionit”, shton Shtëpia e Bardhë. Veç kësaj, Obama dhe Cameron diskutuan edhe për Afganistanin dhe Irakun.

Related Articles

Nje koment

  1. Keta sjane ne vete …Ukraina po hedh bomba ne territory te Rusise kety zotrucat thone Rusia te ule tensionin. Po keta vete e ngriten tensionin ne Ukraine …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button