Home / Politika / PD: Kjo qeveria ka armik qytetarin, jo banditin

PD: Kjo qeveria ka armik qytetarin, jo banditin

Partia Demokratike u mëshon akuzave të saj ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas opozitës po e mbron ministrin, pavarësisht shkeljeve, që sipas deputetit Gent Strazimiri, Tahiri i pranon edhe vetë.

“Zotëria AA 003 GB, po të ishte deputet anti-Rama sot do të ishtë në burg për dëshmi të rreme. AA 003 GB thotë që ka shitur një makinë luksi në të zezë, si berberët që guxojnë të rruajnë dhe të qethin pa kasë, por zotërisë nuk i hyn gjemb në këmbë”, deklaroi në një dalje për mediat mesditën e së shtunës deputeti Strazimiri.

Armiku i vërtetë i kësaj qeverie, thotë opozita, janë të pamundurit.

“Kjo qeveri ka armik ka berberin dhe shitësin ambulant. Zotëria AA 003 GB nuk është njëri prej tyre, ai është thjesht një ministër. Qeveria armik ka shpallur invalidin e papunë, tregtarin që punon me djersë, por jo ministrin që ka shkelur Kodin Penal në mënyrë të përsëritur, siç e pranon edhe vetë”, deklaroi Strazimiri.

Strazimiri mbylli deklaratën e tij duke thënë se kjo qeveri është qeverisje banditësh që ka gati kurdoherë çelsin e burgut për çdo qytetar, por asnjëherë për banditët.

One comment

  1. Kjo eshte shum e vertete dhe e faktuar,sepse sot policia e shtetit eshte totalisht jashte objektit te saj per te cilen ate e ngarkon ligji,ajo orjentohet vetem politikisht, duke punuar me fushatat e qeverise, duke filluar me dritat, me ndertimet pa leje,me pyjet, me tatimet,ku te gjitha keto qe permenda kane strukturat e tyre dhe paguhen per te bere punen, policia eshte bere sot per te trembur njerez, ajo ka humur besimin tek populli pasi femija shikon policine duke i vendosur prangat babait te tij per nje patente, per nje tel ,per nje kase fiskale, per nje karroc dru, kurse krimet e tjera te cilat populli nuk i sheh sic jane trafiqet e ndryshme ,korrupsioni gjigand ne çdo institucion,policia ka frige te merret ma keto, shikoni burgjet tona sot se kush vuan denime,vetem fshatare te lodhur pa as nje te ardhme ne kete vend, kurse ujqerit qe po bejne kerdine ne ekonomine shqiptare nuk behet fjale Jo zoti Edi Rama ky nuk eshte shteti qe ne duam, kjo nuk eshte e ardhmja e femive tene, dilno nga guaska e e trashigimit te monizmit dhe mos e ktheni shqiperine perseri ne bunkjer, sepse nuk e meritojme nje gje te tille, godit peshkaqenet e krimit apo nuk ke bythe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: