KurioziteteTe ndryshme

Mbiemrat më të përhapur në Europë

A jeni bërë ndonjëherë kureshtarë për mbiemrat më të përhapur në vende të ndryshme? Platforma online që trajton kuriozitete të fushave të ndryshme, “Curiosone”, ka gërmuar e botuar një listë të disa prej mbiemrave më të përhapur në çdo vend europian. Normalisht, nuk janë përmendur të gjithë, por vetëm ata të cilët janë më interesantë, ose të paktën më afër kulturalisht. Në këtë mënyrë, mund të zbuloni se cilët janë mbiemrat më të përhapur në Gjermani, Spanjë, Francë, Angli, Itali etj.

  1. “Papadopoulos”, Greqi

Le ta fillojmë nga Greqia. Mbiemri më i përhapur në këtë vend është Papadopoulos (Papadhopulos), që për shumëkënd në kontinent mund të duket një fjalë vështirë e shqiptueshme, por i cili është i ngjashëm me shumë prej mbiemrave të përhapur në Greqi. Mes personazheve të famshëm të cilët mbajnë këtë mbiemër është një futbollist grek, padyshim, i cili luan për kombëtaren. Pra, për të pasionuarit e futbollit, nuk është një emër i ri.

  1. “Almeida”, Portugali

Një mbiemër tjetër i përhapur në Europë, pikërisht në Portugali, është Almeida. Si në rastin e Greqisë, ka shumë mundësi të jetë një mbiemër që pjesa më e madhe e jona nuk e ka dëgjuar kurrë, por futbolldashësit e njohin: Almeida është në fakt një futbollist i njohur, i cili luan në kombëtaren vendase dhe është shumë i përhapur në Portugali.

  1. “Smirnov”, Rusi

Një mbiemër tipik rus, i ngjashëm me shumë të tjerë të cilët jemi mësuar t’i dëgjojnë, Smirnov, është më i përhapur në Rusi. Edhe në këtë rast, ai nuk njihet nga anët tona, por këtë mbiemër e mban një matematikan i famshëm, librat e të cilit shiten gjithandej, sidomos në ambiente universitare. Imagjinoni se, nëse shkoni në Rusi kjo do të jetë një nga fjalët që do të dëgjoni apo shihni më shpesh. Këtë emër  (d.m.th mbiemër) e mban edhe një markë e pijes më të famshme ruse, vodkës.

  1. Rossi, Itali

Ndërsa në Itali mbiemri më i zakonshëm është Rossi. Madje këto vitet e fundit, sipas statistikave të referuara, ky mbiemër po përhapet gjithnjë e më shumë.

  1. Murphy, Irlandë

Është e kotë të thuhet, pasi ky mbiemër është shumë i njohur për shkak të një aktori të madh, pavarësisht se nuk ka origjinë irlandeze. Megjithatë, për shkak të emigracionit në botë, është më se e mundur që një mbiemër i tillë të jetë përhapur kudo nga pak, por mbetet gjithsesi më i përhapuri në Irlandën e Jugut. Po, sepse statistikat nuk janë bërë duke marrë për bazë Irlandën si ishull, por si shtete të ndara: për këtë arsye, nëse Murphy është mbiemri më i përhapur në Jug, ai më i përhapur në veri është Wilson, më shumë se i njohur si mbiemër.

  1. García, Spanjë

Këtë edhe mund ta prisnit: kush ka pasur rastin të shohë filma ose seriale spanjollë, apo edhe të takojë banorë të këtij vendi, me siguri e njeh dikë që mban mbiemrin García. Për më tepër, nëse ndiqni futbollin.

  1. Martin, Francë

Në fakt tingëllon paksa mbiemër amerikan, por ja që në Francë është më i përhapuri. Futbolli edhe në këtë rast është faktori për t’iu referuar njohjes së tij.

  1. Müller, Gjermani

Mbiemri më i përhapur në vendin e Merkelit është Müller ( Myler). Publiku i gjerë e njeh nëpërmjet një agjencie të madhe, ndërkohë që zakonisht të pasionuarit pas futbollit, e dinë se një futbollist i kombëtares gjermane mban pikërisht këtë mbiemër.

  1. Smith, Angli

E kush është ai/ajo që nuk e ka parë serialin e famshëm anglez “Mr. and Mrs. Smith”? Mbiemri në fjalë është tipik anglez, apo ndryshe më i përhapuri në këtë vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button