Teknologji

Firefox premton më shumë privatësi

Firefox premton më shumë privatësi. Në versionin e saj të fundit beta, browseri i Mozilla po teston një funksion të ri të navigimit anonim, “mbrojtja anti-gjurmim”.

Ky funksion bllokon elementët e një faqeje web që është në gjendje të gjurmojë lundrimin në internet, madje edhe për qëllime komerciale.

Kjo e re, që tashmë ka shkaktuar një debat mbi privatësinë, nuk është e vetmja. Hello, funksioni i Firefox për videtelefonatat, tashmë ka të integruar edhe një çat, që e bën më konkurues me Skype.

“Nevojat e përdoruesit dhe interesat e biznesit nuk janë një lojë me shuën zero, por janë pjesë plotësuese të web. Të krijosh një ekuilibër është thelbësore për shëndetin e web-it”, shkruan Mozilla në blogun e saj, duke komentuar edhe debatet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button