Home / Kronika / Elbasan, një vajzë hidhet nga taraca e banesës

Elbasan, një vajzë hidhet nga taraca e banesës

viktime-dore-e-shtrire2Në kushte të rënda depresioni, një vajzë e moshës 26 vjeçare nga Elbasani ka tentuar që ti japë fund jetës. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se në lagjen “Skëndërbej” Elbasan, në banesën e saj në gjendje depresioni është hedhur nga taraca e banesës se saj E.S., 26 vjeçe, banuese në Elbasan. Menjëherë pas këtij akti e reja u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku mori mjekimin dhe më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin Ushtarak Tiranë, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut. Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje nga ana e uniformave blu po mblidhen dëshmitë e familjarëve për të zbardhur shkaqet e shtyrjes drejt aktit të rëndë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: