Ekspozita

Shkodra një prej “kryeqyteteve të fotografisë” botërore

Kuratorja e Muzeut të Armëve të Parisit, Sylvie Le Ray – Burimi, prezantoi Shkodrën si një prej kryeqyteteve të fotografisë botërore.

Prezantimi u bë në Galerinë Colbert të Parisit, gjatë konferencës me temë “Kryeqytetet e fotografisë”, ku i ftuar ishte drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe Ambasadori i Shqipërisë në Paris, Dritan Tola.

Eventi u organizua nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA) Në datat 17 – 18 shtator 2015, ku ligjeruan disa kuratorë dhe kritik të fotografisë mbarëbotërore, duke prezantuar qytete dhe vende të ndryshme të botës.marubi

Falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni dhe studiueses Leray – Burimi, për herë të parë u prezantuan fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi”, e themeluar në 1856 në Shkodër.

Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni zhvilloi gjithashtu një vizitë në ambjentet e Atelier de Restauration et de Conservation des Photographies de la Ville de Paris, ku pa nga afër funksionimin e kësaj qëndre profesionale për restaurimin e fotografisë.

marubGjatë kësaj vizite, Bedeni u shoqërua nga drejtoresha Anne Cartier -Bresson e cila vetëm pak muaj më përpara kishte marrë pjesë në një shkollë për restaurimin e fotografisë në Fototekën Kombëtare “Marubi”. Ndër të tjera gjatë kësaj vizite u diskutua dhe për hapat e tjera që do të ndërmerren me në fokus arkivën e Fototekës Kombëtare “Marubi”.

Gjithashtu, Bedeni vizitoi Muzeun e Fotografisë në Charleroi (Musée de la Photographie, Charleroi) dhe zhvilloi disa takime me drejtorët e muzeve të fotografisë në Rotterdam dhe Amsterdam, përkatësisht në Nederlands Fotomuseum dhe FOAM Fotografiemuseum Amsterdam.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button