Home / Kronika / Kronika e zeze / Gjirokastër, nëna gjen djalin të varur në litar

Gjirokastër, nëna gjen djalin të varur në litar

litarNjë grua e moshuar në Gjirokastër është tronditur thellësisht, kur në zgjimin e saj, ka parë trupin e pajetë të djalit të varur në litar. Në lagjen “Manalat i dytë” në Gjirokastër, në oborrin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur me litar nga nëna e tij, 47 vjeçari Muharrem Majko. Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, viktima ishte beqar dhe pista kryesore është e vetëflijimit në kushte të rënda depresive, pasi nga kontrolli në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune. Sipas dëshmisë së fqinjëve, gruaja ka ulëritur dhe ka vënë kujën kur ka parë të birin të lëkundej në litar. Çdo tentativë e saj për ta kthyer në jetë ka rezultuar e kotë, pasi 47 vjeçari kishte ndërruar jetë kohë më parë. Lidhur me vdekjen e Majkos, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e shtynë drejt fundit fatal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: