Home / Kuriozitete / Të ftuarit u dhurojnë të sapomartuarve 5 mijë bileta lotarie, fitojnë 600 mijë euro

Të ftuarit u dhurojnë të sapomartuarve 5 mijë bileta lotarie, fitojnë 600 mijë euro

Martesa sigurisht që është një nga momentet më të bukura dhe më të rëndësishme të jetës dhe çiftet bëjnë gjithçka që kjo ditë të jetë e paharrueshme. Një nga momentet më të vështira është për të ftuarit, sidomos kur duhet të vendosin se çfarë duhet të dhurojnë të martuarve.

Dikush preferon që të dhurojë para, dikush vendos që të kontribuojë në muajin e mjaltit dhe ka nga ata që duan të dhurojnë diçka simbolike. Por një çift italian ka kërkuar nga të ftuarit një dhuratë vërtetë të veçantë.money-482596_640

Ata kërkuan që çdo i ftuar tu sillte atyre bileta lotarie. Duket e pabesueshme por është pikërisht kështu. Shpresa e tyre ishte që të fitonin dhe fati duket se ishte në anën e tyre.

Në total atyre iu grumbulluan rreth 5000 bileta lotarie.  Dy të sapomartuarit fituan një shumë prej 600 mijë eurosh. Normalisht që ata nuk e prinin që të fitonin një shumë kaq të madhe, por kjo ua bërë ditën e dasmës edhe më të paharrueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: