Home / Moda / Kritika të ashpra për çantën e re nga Dolce & Gabbana

Kritika të ashpra për çantën e re nga Dolce & Gabbana

Shtëpia glamuroze e modës Dolce & Gabanna, ka prezantuar koleksionin e ri të quajtur Viva la Mamma.

Në pasarelën që është zhvilluar gjatë Javës së Modës në Milan, kanë defiluar modele me fëmijë, si dhe femra shtatzënë.

Në mesin e shumë pëlhurave, që duket se janë vizatuar nga një fëmijë trevjeçar, është edhe një çantë me një disenj të çuditshëm.

Në çantën e zezë që kushton 2,975 dollarë, shihet një nënë, duke mbajtur duart me dy vajza, si dhe qeni dhe macja duke qeshur.

Kjo nuk është pëlqyer aspak, madje është quajtur si “diçka e ardhur direkt nga ferri”.

Në koleksion bën pjesë edhe një çantë e vogël, që kushton hiq më pak se 1.095 dollarë.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, kanë thënë se ky koleksion është i dedikuar për të festuar mëmësinë – teksa është homazh për nënat e tyre

Leave a Reply

%d bloggers like this: