Home / Ekonomia / “New Europe”-Panariti: Cilësia në prodhimet tradicionale, rruga e Shqipërisë drejt Evropës

“New Europe”-Panariti: Cilësia në prodhimet tradicionale, rruga e Shqipërisë drejt Evropës

Prestigjiozja e Brukselit, gazeta “New Europe” që mbulon nga afër çështjet e BE-së, i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve aktuale në sektorin e bujqësisë shqiptare dhe pritshmërisë, që Shqipëria si vend kandidat që aspiron aderimin në Bashkimin Evropian, çfarë mund t’i ofrojë Evropës, me markën shqiptare.

Ministri shqiptar i Bujqësisë (dhe ish-ministër i Jashtëm), Edmond Panariti, në një intervistë, për “New Europe”, gjatë vizitës zyrtare në KE-s në Bruksel, i pyetur rreth stadit aktual të bujqësisë dhe nëse fermerët shqiptare shprehin të njëjtin “mosbesim” përsa i përket çfarëdolloj “bashkimi” siç është parë shpeshherë në vendet ish-komuniste, u shpreh se “Është e vërtetë se kemi hasur të njëjtat vështirësi kulturale, siç kemi parë në vende si Rumania dhe Polonia kur erdhi fjala për të pranuar çdo lloj forme asociative”.

Por, vijoi ai, fermerët nuk pëlqejnë më kooperativat, sepse kjo është një ide, e cila u kujton periudhën komuniste. Ndërsa jemi përpjekur t’u shpjegojmë se një fermer, një familje fermerësh nuk mund t’ia dalë t’i bëjë të gjitha: të prodhojë, të depozitojë prodhimin dhe ta transportojë atë, të kujdeset për shpërndarjen etj. “Nuk i kemi inkurajuar të bëjnë diçka vetëm”-tha ministri Panariti.

I pyetur në se, kanë frikë fermerët shqiptarë nga Evropa si në disa vënde, si Kroacia, ku është ndjerë njëfarë stepjeje nga Evropa, përpara aderimit, për shkak të të gjitha rregullave, të cilat duhen respektuar, por që e vendosin fermerin përballë proçedurave të gjata administrative, përpara se të kenë të drejtën për të shitur verën e tyre, të themi, ose t’i ndaloni të tregtojnë djathin e tyre buzë rrugës, ministri Panariti iu përgjigj se, “nuk janë trembur nga diçka e tillë, por sigurisht që ia kemi bërë të qartë se nuk mund të tregtojnë qumështin në shishet e Coca Cola-s.”

“Pa dyshim, theksoi kreu i bujqësisë, ne nuk mund të konkurrojmë me vende si Italia ose Kroacia përsa i përket sasisë, por kemi përparësinë e cilësisë në prodhime të rralla. Si shembull, një sipërmarrje prodhon vaj ulliri mjaft të veçantë, nga një varietet ullinjsh, i cili rritet në një zonë specifike në qendër të Shqipërisë dhe e shet 100% të prodhimit në Zvicër”, tha ministri Panariti.

Ndërsa garantoi se brand-e bujqësore shqiptare që do të sillen në Evropë, do të jenë produkte, të cilat mund të konsiderohen ekologjike, me një cilësi të lartë. “Djathi si shembull, disa lloje djathrash dhie. Verërat, gjithashtu. Dhe kemi një numër jo të vogël pemësh ulliri endemik, bimë mjekësore dhe aromatike me fara të rralla etj “. tha ministri Panariti.
Në tetor të 2012, Komisioni Evropian vendosi t’i garantojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE. Ku një nga sektorët prioritar që duhet të plotësojë standartet është edhe bujqësia.

Leave a Reply

%d bloggers like this: