Politika

Basha: Rama mbështet drejtësinë për të mbrojtur aferat e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar një farsë deklaratën e kryeministrit Rama për VOA se, Shqipëria ka institucione të afta për të hetuar çdo aferë, duke iu referuar asaj të CEZ-it.

“Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj”, ka deklaruar Basha.

Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milionë euro? Pse ka frikë nga e vërteta? – janë pyetjet që ka shtruar kreu i opozitës në një deklaratë për mediat.

“Popullit i ka vajtur thika në palcë, ndërsa kokoshi 200-milionësh kakaris me shpresën se do t’ja hedhë pa i hyrë gjemb në kembë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6, as 60, por plot 600 milionë euro dhe përsëri do t’i ikë hetimit”, ka vijuar Basha.

Por, sipas tij, kjo përpjekje e kryeministrit është e kotë. “E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtesia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, ka thënë Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button