Rajoni

Ditë zie në Maqedoni

dit-euml-zie-n-euml-maqedoni_hdNë Maqedoni sot është ditë zie për shkak të fatkeqësisë së helikopterit në të cilën jetën e humbën katër pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme – shefi i njësitit të helikopterëve Dragi Micev dhe pilotët Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Iljo Lopatiçki.

Qeveria të shtunën në seancë solli vendim që dita e hënë të jetë ditë zie në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Marjan Trajkoviq u varros dje në Kumanovë, ndërsa Micev, Orehskov dhe Lopatiçki do të varrosen sot në Shkup.

Fatkeqësia në të cilën jetën e humbën pjesëtarët e njësitit të helikopterëve të MPB-së ndodhi të enjten rreth orës 22 në afërsi të Strumicës, gjatë një fluturimi gjatë natës, kur fluturakja ka goditur një shtyllë antene të Radiodifuzionit të Maqedonisë të lartë 120 metra. Helikopteri MI17-V5 ka fluturuar në relacionin Shkup – Kavadar – Vallandovë – Strumicë – Berovë – Dellçevë dhe anasjelltas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button