ParlamentarePolitika

Berisha: CEZ-it iu falën 800 milionë. Vetoja, pretekst i Ramës

Në fjalën e tij në Parlament, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se, “rasti i CEZ është superafera korruptive që i ka kushtuar secilit 1.200 euro, pa llogaritur këtu ndryshimin e çmimit të energjisë dhe gjobat”.

“CEZ-it, sipas dokumentave të pakundërshtueshme, iu falën në zarf të paktën 800 milionë euro, jo 600. Këtë e ka vërtetuar auditi”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se për këtë çështje ka dy vendime gjykate, “sepse qeveria ime e ka çuar në gjykatë”.

“Ka vendim të shkallës së parë dhe shkallës së dytë dhe në të dyja rastet në qendër ishte interesi publik. Por Edi Rama dhe çakejtë e tij më akuzuan se po sulmoja CEZ-in”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se, pas ikjes së CEZ u la një takim në Vjenë për të gjetur një zgjidhje me pajtim. “Edi Rama kontraktoi kompanitë e përfaqësimit dhe çfarë ndodhi, qeveria shqiptare i fshehu publikut rezultatet”.

Qeveria çeke nuk mund të bllokonte kurrë politikën e Bashkimit Evropian për një marrëveshje tregtare, ka vijuar më tej Berisha. “Kjo ishte alibia e Edi Ramës sepse duhet të ndaheshin paratë dhe duhej një pretekst”, ka shtuar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button