Kronika

Policia e Tiranës: Marrim masa për taksitë e palicencuara

Drejtoria e Policisë së Tiranës, duke vlerësuar shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Taksistëve, në lidhje me mjetet e pa licencuar që operojnë në fushën e shërbimit taksi , ditët e fundit ka marrë masa për kontrollin dhe ndëshkimin e këtyre mjeteve që në mënyrë abuzive qarkullojnë me ngjyrë të verdhë  dhe me targa të bardha, duke konkuruar në mënyrë të paligjshme mjetet e licencuara, konform rregullave të përcaktuara në Ligj.

Në kuadrin e këtyre masave, dhe në zbatim të  Udhëzimit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit , “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”,  Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kanë në përdorim mjete me ngjyrë të verdhë, ose me targa të bardha, që iu  ka kaluar afati i licencës, dhe akoma kryejnë në mënyrë të kundërligjshme këtë shërbim, të marrin masa për të bërë ndryshimet karakteristike të mjetit, kthimin e tij në ngjyrën e regjistrimit të parë, dhe ndryshimin e targave të mjetit.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore në zbatim të nenit që ka të bëjë me Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, ndaj kundërvajtësve, do të marrë masa administrative që konsistojnë në dënime me gjobë nga 10 000 deri në 40 000 lekë, dhe tërheqje të lejes së qarkullimit të mjetit, e cila do ti kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Transportit Rrugor, e cila merr masa për azhornimin e saj sipas dispozitave që janë shkelur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button