ParlamentarePolitika

Ruçi: Mazhoranca për hetim gjithëpërfshirës, jo selektiv

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka sqaruar pozicionin e Partisë Socialiste në lidhje me aferën CEZ. Mazhoranca është pro hetimit të çështjes, por që ky hetim të jetë gjithëpërfshirës dhe jo selektiv.

“Zotërinj të nderuar, PS është për hetim të gjithçkaje dhe jo të kësaj çështje, po për një hetim të ligjshëm, kushtetues, hetim gjithëpërfshirës, absolutisht, dhe jo selektiv, siç kërkoni ju. Kjo dhe kjo, se të tjerat jemi ne. Po përjashtoni veten. Se keni kërkuar dy çështje. Nëse do t’i referohemi dhe që absolutisht qënka problem i madh, s’kemi ne asnjë gjë. Po zoti Berisha më shiko, po vetëm ti e ke thënë. Që nga privatizimi i CEZ me të cilën ne nuk jemi shprehur asnjëherë nuk ishim dakord, koha na dha të vërtetë që dështoi. Shqipëria pagoi një kosto shumë të lartë për të. Dhe vërtetë ne nuk kemi qënë këtu në Parlament dhe do hetuar që tek privatizimi se marrëveshja ka kaluar me faqe të bardhë brenda, dhe e keni kaluar ju dhe këto janë çështje që kërkojnë hetim. Duhet hetim jo vetëm për këtë kompaninë që këtë muaj e kam dëgjuar, po këto që ka marrë vesh publiku shqiptar që paskan qënë dhe 9 kompani të tjera që i kanë shpërndarë si shushunja në gjithë Shqipërinë dhe që do të mblidhnin borxhet dhe këto borxhe, 50 % këto nënkompani dhe 50% do ti merrte.. tamam e shkruajtur e zeza mbi të bardhë. Të vjedhësh me vendim qeverie. Duhet hetuar. Nuk thashë unë se keni vjedhur ju. Duhet hetuar. Le pastaj kur dëgjon, që borxhi që ka Albpetrol që është ndërmarrje publike shtetërore duhet ta vjelë kjo mushkonja ca i thoni ju, që të vjelë borxhin që ka Albpetrol te CEZ”, tha Ruçi.

Lidhur me kërkesën për hetim ndërkombëtar, Gramoz Ruçi tha se vendi ka Kushtetutën, Kodin Penal dhe të gjitha ligjet të miratuara nga vetë klasa politike, duke kërkuar seriozitet për këtë çështje.

“ Ç’është ky mosbesim i klasës politike shqiptare ndaj organeve të vetë, Kushtetutës së vet, ligjeve të veta. Kush e ka bërë Kushtetutën e Shqipërisë vec nesh., kush i ka bërë kodet penale veç nesh? Unë e kuptoj që ka dhe ndonjë prokuror të korruptuar dhe gjyqtarë e kështu me radhë, këtë e dinë t gjithë. Kjo është arsyeja që kemi marrë një dakordësi të plotë për të bërë një reformë të gjithanshme për drejtësinë. Kjo është arsyeja që dhe partnerët tanë ndërkombëtar si asnjëherë tjetër në Shqipëri. Si mund të bëjmë ne një ligj për ndërkombëtaret? T’i bëjmë një kërkesë parnterëve tanë amerikanë, ne shqiptarët kemi disa probleme të cilat nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim vetë. Ose s’kemi besim te njëri-tjetri, pa bërë fajtor asnjërin, dhe të radhisim katër çështje. CEZ që thoni ju, nga A te Zh, e dyta Gërdeci, e treta 21 janari, e katërta aferë e rrugëve të kombit, po deshët të shtoni të pestë, unë do ti bind këta. T’u bëjmë kërkesë atyre që ata të thonë po, këto 5 çështje do ti marrim ne. Unë do t’i bind këta që do të ndryshojmë çdo nen të Kushtetutës të Kodit Penal, që të vijnë përfaqësi nga këta dy partnerë, SHBA dhe Bruskeli, t’i marrë këto 4 çështje, biles e 5,6 ,7 dhe t’i hetojë. Skemi gjë tjetër. Por që ne të bëjmë deklarata, kyetari i opozitës dhe ish kryeministri, dhe grupi parlamentar, dhe që zëdhënësi i ambasadës del e të thotë më falni po kjo është detyra e organeve tuaja. Atëher të jemi seriozë me veten, me partnerët tanë ndërkombëtar, minimumi tu themi të ulemi, kemi këto halle. Prandaj ju lutem shumë të mos luani lojën e kungulleshkës, të mos kërkoni se do të nxirrni kredo politike dhe elektorale për këto çështje pasi nuk arrini dot ta krijoni këtë”, u shpreh Ruçi.

Ai paralajmëroi se PS do të votojë kundër kërkesës për futjen me procedurë të përshpejtuar, duke u shprehur se është në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. “Ajo që ne kemi kundërshtuar ka qënë se nuk mund një kërkesë e tillë të kalojë me procedurë të përshpejtuar parlamentare. Jo se nuk duam ne, po nuk ta lejon Kushtetuta, rregullorja e Kuvendit, 6 vendime të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe precedenti parlamentar”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button