Home / Europa / Londra, kryeqyteti i universiteteve

Londra, kryeqyteti i universiteteve

Ndër dhjetë universitetet më të mira në botë, katër prej tyre ndodhen në kryeqyetetin britanik. Sipas klasifikimit të universiteteve më të mira në botë, sipas revistës “Times”, Londra shndërrohet në këtë mënyrë në kryeqytetin botëror të universiteve.

Imperial College London mbetet universiteti më i mirë në Londër. Britania ndërkohë është vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara për nga numri i universiteteve në 80 universitetet më të mira të botës. Kryebashkiaku aktual i Londrës, Boris Johnson thotë se “Londra mbetet udhëheqës botëror në arsimim, inovacion si dhe për inspirimin e talenteve më të mëdha në vend dhe në shkallë botërore”.

Britania ka një reputacion të njohur për arsimimin e lartë. Universiteti shekullor i Oksfordit  është i dyti në botë pas California Institute of Technology në Amerikë, ndërkohë që Universiteti i Cambridge dhe Imperial College London janë respektivisht në vendin e katërt dhe të tetë në botë.

Edhe Evropa, sipas sondazhit, është duke konkurruar me dominancën anglo-saksone, por gjithsesi mbetet ende larg nivelit akademik universitar të institucioneve amerikane dhe atyre britanike.

Është fakt i njohur se një numër jashtëzakonisht i madh udhëheqësish botërorë kanë studiuar nëpër universitetet elitare britanike, ndërkohë që shumë studentë nga vendet e tjera të zhvilluara në Azi kanë rritur numrin e studentëve që studiojnë nëpër këto universitete.

Janë të shumtë edhe studentët shqiptarë nëpër universitetet e Londrës dhe ato britanike, një numër që sa vjen e rritet ndër vite, pavarësisht tarifave të kripura financiare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: