Rajoni

Maqedoni: Kompanitë amerikane, vlerësime pozitive për klimën e biznesit

shkupKompanitë amerikane të energjetikës, prodhimit të mobiljeve dhe shërbimeve mjekësore e vlerësojnë si pozitive klimën e biznesit në Maqedoni dhe paralajmërojnë vizitë në vend për realizimin e investimeve potenciale.

Kushtet dhe volitshmëritë për investim dhe zhvillim të biznesit në Maqedoni para biznesmenëve nga më shumë sektorë dje në forumin e biznesit në Nju Xhersit i prezantoi delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, në kuadër të vizitës në SHBA.

Shërbimi qeveritar për informim kumtoi se Gruevski i ka theksuar shpenzimet më të ulëta për kompanitë për zhvillim të biznesit në Evropë, të prezantuara përmes tatimeve të ulëta dhe të barabarta dhe volitshmëritë në zonat zhvillimore teknologjike-industriale. E ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë për dialog me bashkësinë e biznesit dhe për avancimin e klimës së biznesit.

“Jemi shumë të fokusuar në përmirësimin e klimës së biznesit. Në të vërtetë ky është preokupimi ynë kryesor në 7-8 vitet e fundit, në të cilat kemi punuar në më shumë mënyra, edhe kjo për të gjithë investitorët në vend, vendas ose të huaj. Si rezultat i shumë hapave që i ka bërë Qeveria, klima e biznesit seriozisht është përmirësuar, që është reflektuar në më shumë raporte të organizatave ndërkombëtare financiare”, theksoi Gruevski në fjalim.

Ai i ka prezantuar indikatorët pozitivë makroekonomikë, siç janë rritja e bruto prodhimit vendor dhe eksporti nga zonat, niveli i ulët dhe mesatar i borxhit të jashtëm shtetëror dhe shkalla stabile e inflacionit. Në fjalimin e tij është përqendruar edhe në projekte qeveritare për zvogëlimin e barrierave administrative dhe sigurimin e tregut më të madh për prodhuesit përmes marrëveshjeve të nënshkruara për tregti të lirë të Republikës së Maqedonisë me të gjitha vendet nga kontinenti i Evropës.

Kryeministri është përqendruar edhe në projektet në arsim, qëllimi i së cilës është ndërtimi i fuqisë punëtore konkurrente dhe të talentuar, si një nga argumentet për tërheqje të investitorëve të huaj dhe në funksion të sigurimit të punësimeve dhe zhvillimit profesional, si dhe sendërtimin e punëtorëve të Maqedonisë.

Sipas komunikatës nga shërbimi qeveritar për informim, biznesmenët e pranishëm kanë shprehur vlerësim pozitiv për klimën e biznesit në Maqedoni, me theks të veçantë në polikën tatimore e cila siguron volitshmëri për sektorin e biznesit.

“Tatimet tuaja janë adekuate edhe për qytetarët edhe për kompanitë, gjithë sistemi juaj tatimor është i mirë menduar dhe siguron afatgjatësi, me fjalë të tjera stabilitet dhe vendi nuk ka nevojë të kudeset për rritjen e tatimeve, ndërsa kompanitë nuk duhet të bëjnë ndryshim të planeve të tyre investuese. Lirisht mund të them se për disa gjera mund të mësojmë nga ju”, deklaroi Xhon Kulbertson, nga kompania energjetike “Kulbertson”.

Një pjesë e kompanive kanë theksuar se si rezultat i punës së ekipit për tërheqje të investimeve të Qeverisë, promotorëve në SHBA dhe prezantimit të sotëm, i kanë mësuar mirë favoret për investim që i ofron vendi ynë dhe kanë potencuar se tek ata ekziston interes serioz për shqyrtim të Maqedonisë si alternativë për investime dhe zgjerim të biznesit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button