Bota

Draghi deklaron rikthim të rritjes; Bën thirrje për integrim të mëtejshëm të euros

mariodragiPresidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi tha se në Evropë po ritkhehet rritja, pasi rajoni dështoi të japë një kontribut të madh në zgjerimin global në shtatë apo tetë vitet e kaluara.

‘Progresi i arritur gjatë tri viteve të fundit për të stabilizuar dhe forcuar zonën e euros është real’, tha Draghi në fjalën e përgatitur në një event në Nju Jork të enjten mbrëma. ‘Po rikthehet rritja. Rruga përpara është identifikuar mirë. Dhe ne nuk do të ndalim deri sa bashkimi ynë monetar të jetë i plotë. ‘

Shefi BQE nuk ka komentuar mbi perspektivën e politikës monetare në tekstin e vërejtjeve postuar në faqen e internetit të BQE-së. Ai tha se ai vuri veten e tij në të njëjtën pozitë me njerëzit të cilët ‘do të argumentonin se integrimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të siguruar ekonomitë e shkallës dhe qëllimin që sjell bashkimi ynë.’

Draghi u vlerësua me Çmimin e Qytetarit të Botës nga Këshilli Atlantik, një grup kërkimor me bazë në Uashington. Nderimmet e mëparshme të Këshillit të Atlantikut përfshijnë kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde dhe drejtuesin Seiji Ozaëa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button