Qeveritare

Koka: Në 300 ditë arritëm të vendosim mjedisin në vëmendjen e çdo shqiptari

Ministri-i-Mjedisit-Lefter-Koka-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi1-525x350Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë raportimit sot për punën e bërë nga Ministria e Mjedisit në 300 ditët e qeverisjes, deklaroi se “gjatë këtij rrugëtimi ne arritëm të vendosim mjedisin në vëmendjen e çdo shqiptari”.
“Për herë të parë në 23 vjet Ministria e Mjedisit po investon në parqet kombëtare dhe zona të tjera të degraduara duke synuar t’i shndërrojë në destinacione elitare të turizmit. Filluam rehabilitimin e plotë të Parkut Kombëtar të Lurës, simbol i masakrës së dy dekadave të fundit. Pas rehabilitmit dhe infrastrukturës të këtij parku do të fillojë mbjellja e 2 milion fidanëve. Prej pak ditësh ka filluar rehabilitimi edhe në parkun kombëtar të Divjakës duke synuar që shumë shpejt ta shndërrojmë në një destinacion turistik elitar”, theksoi Koka.
Investimet e Ministrisë së Mjedisit, vijoi Koka, kanë përfshirë edhe zona të degraduara në qytete. Makthi i qytetarëve durrsakë do të mbarojë brenda pak muajve kur zona e e Kodër Vilës do të shndërrohet në një shëtitore aktraktive për qytetin , po ashtu edhe qytetarëve të Lezhës po u dhurojmë një shëtitore model.
“Në 300 ditë kemi marrë masat për të ndaluar masakrën në fondin pyjor, ndaluam eksportin e qymyrdrurit dhe druve të zjarrit duke i venë fre prerjes së mbi 100 mijë metër kub dru zjarri në vit. Krahas urdhrit ndalues filluam edhe një fushatë ripyllëzimi të shtrirë në mbarë vendin në vetëm pak muaj mbollëm 520 mijë fidanë duke synuar të mbjellim mbi 10 milionë të tillë brenda mandatiti 4 vjeçar”, nënvizoi Koka .Paneli social në analizën 300 ditore të punës së qeverisë Foto Agim Dobi
Ministri Koka tha se në vetëm 300 ditë Ministria e Mjedisit realizoi një sërë reformash në fushën e pyjeve, ajrit , ujit dhe mbetjeve , reforma këto me impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Ndërmorëm një nga reformat më të mëdha institucionale duke ndarë përfundimisht funksionet e menaxhimit nga ato të kontrollit , reformë që solli krijimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
“Laboratori modern i ndërtuar para njësisë kombëtare të mjedisit jep sot të dhëna të sakta mbi cilësinë e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore në mbarë vendin. Pas një mungese të gjatë Shqipëria raporton pranë Agjencisë europiane të mjedisit mbi shumë parametra mjedisorë të kërkuara , 6 stacione fikse të monitorimit të ajrit dhe 1 stacion i lëvizshëm japin sot në kohë reale informacion mbi cilësisne e ajrit në zonat kryesore rurale”, u shpreh ai.
Ministri Koka duke folur për punën e bërë nga Ministria e Mjedisit tha se “në vetëm pak muaj Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve e Ujërave kontrolloi 430 subjekte, që ushtronin aktivitetin pyjor dhe që për shumë vite ishin jashtë kontrollit. Ngopja tejët e madhe e akumuluar ndër vite bëri që të ndërmarrim vendimin e shpallljes së gjendjes së emergjencës mjedisore si rezultat ky inspektoriat bashkë me forcat e armatosura organizoi aksionin për pastrimin e rrugëe nacionale dhe pikave kufitare u pastruan 450 km rrugë duke grumbulluar mbi 450 ton mbetje u ndërmorën kontrolle në komuna e bashki duke marrë masë me gjobë për mbi 200 të zgjedhur vendorë, të cilat nuk kanë marrë masat e duhura për menexhimin e mbetjeve dhe pastrimin e territorit nën administrimin e tyre”.
“Mijëra vullnetarë,studentë, punonjës, qyteterë iu bashkuan nismave të ministrisë së Mjedisit. Sot ne jemi më të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë, por pavarësisht se afrimi me standardet më të mira mjedisore europiane mbetet ende larg ne vazhdojmë punën tonë”, përfundoi Koka

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button