Amerika

Trump: Do të jem president me superfuqi

Donald Tump vazhdon që të jetë qendra e debatit të garës presidenciale në SHBA, edhe për vetë batutat që ai nuk i kursen kurrë apo qëndrimet kundër kujtdo dhe gjithçkaje.

Në intervistën më të fundit me gazetarin Xhon Harud të televizionit CNBC, Trump tha se nuk është mazokist dhe nëse një ditë do të shohë që mbështetja e tij në sondazhe ka rënë, do të largohet vetë nga gara. Por tani nuk ka pse shkon gjëkundi, pasi miliarderi udhëheq çdo sondazh kombëtar brenda Partisë Republikane prej muajsh.

Trump tha se nëse do ta gjente veten në pozita si disa rivalë të tij që nuk kanë thuasje fare mbështetje, nuk ka pse t’i kërkojë njeri të largohet sepse do ta bënte vetë.

“Unë nuk jam mazokist. Aktualisht udhëheq në çdo sondazh dhe në shumicën e rasteve me diferencë të madhe. Kjo është diçka e mirë. Por, nëse do të isha një nga ata që kanë 2 apo 1% të mbështetjes, nuk do të kisha asnjë arsye të vazhdoja dhe do të lija garën”, deklaroi Trump.

Duke pyetur pretendentin republikan se si do të mbajë premtimet e fushatës si deportimi i 11 milionë emigrantëve, gazetari Harud tha se SHBA nuk ka një president me superfuqi. Trump u përgjigj mjaft thjeshtë, në stilin e tij: “SHBA do të ketë një president me superfuqi, nëse voton për të”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button