Home / roze / Kritikohet Gwyneth Paltrow në fushatën e re publicitare

Kritikohet Gwyneth Paltrow në fushatën e re publicitare

gwynethhepburnAktorja Gwyneth Paltrow është kurorëzuar gruaja më bukur në botë për vitin 2013, por ky ishte një titull që ngjalli shumë debate.

Tashmë, Paltrow është kritikuar për imitimin e ikonës së stilit, Audrey Hepburn, në fushatën e re publicitare të kompanisë së kozmetikës, ‘Max Factor’.

Në foto 41-vjeçarja pozon me flokë të mbledhura, fustan të zi dhe një varëse me perla sikurse Hepburn në imazhet e saj klasike. Në “Twitter” kanë vërshuar një lumë kritikash për faktin se ishte zgjedhur Gwyneth për të rikthyer imazhin e Hepburn.

Në rrjetet sociale janë shkruar komente të tilla si “ajo nuk është aq e bukur sa të imitojë Audrey”. Një tjetër person shkruan: “Kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar gjithë ditën”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: