Home / roze / Yjet pushtojnë finalen e Botërorit

Yjet pushtojnë finalen e Botërorit

yjetboterori1Ish-futbollistë, modele, artistë ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Botës “Brazil 2014” mes  Argjentinës dhe Gjermanisë.

Lideri i grupit Rolling Stones, Mick Jagger ishte i pranishëm në stadiumin Marakana të Rio de Janiero. Ai mbante një kapele me ngjyrat e flamurit anglez. Këngëtarja Rihanna, 26 vjeç kishte zgjedhur që të shijonte këtë finale të Botërorit mes Argjentinës dhe Gjermanisë. Ajo kishte pikturuar në qafë flamurin e Brazilit. Bukuroshja nga Barbadosi brohoriste me pasion në momentet e fundit, kur ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Modelja Gisele Bundchen dorëzoi në stadiumin e Marakanasë së bashku me futbollistin Puyol trofeun e Kupës së Botës, që ishte vendosur në një valixhe të Loius Vuitton. Modelja braziliane Bundchen shoqërohej nga i fejuari i saj, Tom Brady.

Adriana Lima postoi një foto së bashku me Rihannan teksa ndiqnin finalen nga shkallët e stadiumit Marakana. David Beckham ishte së bashku me 3 djemtë e tij, të cilët bënin tifozllëk për Argjentinën.

Babai i tyre David i mundësoi djemve edhe një takim me legjendën e futbollit botëror, Pele.

Leave a Reply

%d bloggers like this: