Home / roze / Si promovohet një libër? Duke nxjerrë gjoksin

Si promovohet një libër? Duke nxjerrë gjoksin

Ka akuzuar këngëtaret Rihanna dhe Miley Cyrus për faktin se nuk e kanë kaluar standardin që ka vendosur vetë që në vitet ’70 dhe për ta bërë më të qartë konceptin, 67-vjeçarja Grace Jones nxorri gjoksin para kamerave gjatë promovimit të librit të saj në Nju Jork.

Ish-supermodelja erdhi dy orë me vonesë në promovimin e librit të saj “I’ll Never Write My Memoirs” dhe për të shlyer gabimin, vendosi që të ngrinte bluzën dhe të tregonte “asetet” e saj të mirëmbajtura.

“Sot thuhet se Rihanna apo Miley Cyrus po vishen në mënyrë ekstreme dhe po thyejnë barrierat, por unë i kam bërë ato gjëra që në vitet ’70. Të rejat nuk po na tregojnë asgjë të re”, shkruan Jones në librin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.